Glossary entry

English term or phrase:

receivables and payables

Albanian translation:

(mjete/shuma) të arkëtueshme

Added to glossary by Fabiana Papastefani-Pezzoni
Jun 19, 2006 08:15
17 yrs ago
1 viewer *
English term

receivables and payables

English to Albanian Bus/Financial Finance (general) Internal Control/Audit
Përshëndetje, kam këtë titull "Inconsistent management of receivables and payables" në një listë problemesh të vërejtura në një organizatë thesari, por nuk e gjej dot se t'i them më saktë në shqip "receivables dhe payables". Falemnderit
Fabiana :)

Discussion

Fabiana Papastefani-Pezzoni (asker) Jun 19, 2006:
Të arkëtueshme Falemnderit Sherefedin, kështu është përkthimi, dhe në fakt termi m'u kujtua 2 minuta pasi kisha bërë pyetjen (ta marrë e mira, kështu është kur je nën presionin e afatit dhe ndonjëherë termat ngecen nëpër cepat e truit), edhe pse t'ju them të drejtën nuk do ta kisha kuptuar nga lidhjet që më dhatë, ose më mirë me thënë, do më duhej të lexoja gjatë deri sa të gjeja se ku ishte termi që më duhej mua. Në fakt "receivables and payables" është "të arkëtusheme dhe të pagueshme" dhe për të pagueshme bëhet fjalë për një detyrimtë maturuar për pagim. Përshëndetje, Fabiana

Proposed translations

29 mins
Selected

(mjete/shuma) të arkëtueshme

http://www.asc.gov.al/burfin.html

--------------------------------------------------
Note added at 33 mins (2006-06-19 08:48:22 GMT)
--------------------------------------------------

http://www.ere.gov.al/Desktop/modelitranzitor.pdf

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2006-06-19 09:15:21 GMT)
--------------------------------------------------

Ju kërkoj ndjesë që nuk e dhash edhe termin e dytë që kërkuat: pagueshme.
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falemnderit"
+1
3 hrs

arkëtime të pritshme dhe të pagueshme; të arkëtueshme dhe të pagueshme

Receivable është "arkëtime të pritshme. Gjithashtu: të arkëtueshme, për arkëtim, debitor.

Janë arkëtime në udhëtim nga shitja e mallrave e shërbimeve ndaj klientëve me marrëveshje për pagesë tërësore ose pjesore të mëvonshme.

Subjektet për të paguar quhen debitore. Janë llogari zotërimesh afatshkurtra dhe përfshihen në grupin e zotërimeve ushtrimore. Teprica e kësaj llogarie tregon shumën në të holla që debitorë të ndryshëm kanë për mallra a shërbime të blera ose dhe për huamarrje.

Payable është një vlerë e pagueshme, instrument i pagueshëm (çek, kambial, etj.).
Në këtë rast bëhet fjalë për detyrimin e maturuar për t'u paguar.
Peer comment(s):

agree Eva T : A complete answer and full explanation Monika!
14 hrs
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search