Glossary entry

English term or phrase:

snack

Albanian translation:

vakt i lehtë

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Nov 24, 2009 13:52
14 yrs ago
2 viewers *
English term

snack

English to Albanian Other Food & Drink
Ju lutem sidomos kolegëve me banim në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri të më njoftojnë se vallë a është futur në përdorim fjala "snek" në gjuhën shqipe. Më duket se një huazim i tillë është shumë më i "tërheqshëm" se sa p.sh. termi "meze".

Kam p.sh. një prodhim që përshkruhet si: "Corn, wheat and potato snack with spicy flavour" dhe assesi nuk mund ta bind veten se në përkthim mund të përdor termin "meze"... Ndoshta edhe gaboj, prandaj ju falenderoj paraprakisht për sugjerimet dhe mendimet tuaja.
Proposed translations (Albanian)
1 +1 vakt i lehtë

Discussion

Elvana Moore Nov 24, 2009:
Fjalë me kleçka :)) Ke shumë të drejtë Sherefedin kur thua qe fjala meze nuk është hiç me vend. Ne Shqipëri së paku për të tëra llojet e snakëve (jo për kikirikët, farat etj si këto) përdoret si emër "i përgjithshëm" - patatina.
Për humor: Ata që kanë nganjë nga një dell nga jugu me siguri e kanë dëgjuar shpesh shprehjen "mos ha çikërrima para buke" :))) në vend të "mos ha patatina".

Proposed translations

+1
2 hrs
Selected

vakt i lehtë

Nuk e di sa me vlerë është po ka dy ditë që më sorollatet në kokë ky përkthim :).

Dictionary.com --> SNACK = a small portion of food or drink or a light meal, esp. one eaten between regular meals

Fjalori i shqipes se sotme--> VAKT = Kohë e caktuar kur hahet ushqimi gjatë ditës; sasia e ushqimit që hahet në atë kohë.
Peer comment(s):

agree Monika Coulson
1 day 11 hrs
Faleminderit Monika :)
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit."
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search